Lajme

E krahasoi Osmanin me Millosheviqin – Ministri Peci i reagon ashpër Skender Hysenit

Gazeta10
22 Nëntor 2022 - 22:34

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka bërë një reagim të ashpër ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni i cili ka krahasuar qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani me ato të ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq.

Peci ka akuzuar Hysenin se ndoshta ka makthe presidenciale sepse sipas tij  “krahasimi i cilitdo njeri me kriminelin Millosheviq është krim”.

“Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme.Si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendjen të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.”, ka shkruar Peci.

Tutje, Peci ka akuzuar Hysenin se po të kishte sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.