
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person pasi nga pakujdesia në vozitje, ka goditur çiklistin me automjetin e tij, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, viktima mashkull ka pësuar lëndime të lënda trupore dhe ka marru ndihmën e parë në QKMF Rogovë dhe më pas është dërguar në QKUK.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Rogovë, Gjakovë 22.11.2022 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë çiklistin – viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe Spitalin Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.