Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla për uljen e pagave: Duam të bëjmë reformë në administratë

Gazeta10
23 November 2022 - 12:30

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë dhe vendimit që është marrur për uljen e pagave, ku është shprehur  se qëllim i këtyre ndryshimeve është reformimi i administratës, raporton Gazeta10.

“Për shumë kohë kemi shtjelluar problematikat me të cilat administrata jonë është përballur si në aspektin organizativ, atë të kapitalit njerëzor dhe profesional që ka të sistemeve dhe të mekanizmave që ka, disponon dhe operon duke shtuar edhe mungesën e një sistemi të unifikuar të pagave. Kjo ka shkaktuar një situatë kaotike në caktimin e pagës bazë dhe shtesave dhe në një administratë që nuk i përgjigjet nevojave të kësaj shoqërie. Së pari adresimi i këtyre anomalive përbënë hapin e parë drejtë një rruge jo të lehtë që kjo administratë të reformohet. Kur përmendim reformën në administratë publike më duhet të them se në qendër të kësaj reforme është zyrtari publik për të cilin jemi kujdesur që marrëdhënia e tij e punës të jetë e përcaktuar mbi parimet e qarta dhe garanca që i mundëson kryerjen e detyrave me lehtësi dhe profesionalizëm.”, tha Sveçla./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.