Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senatori amerikan: Kosovës e Serbisë tash i duhen vendime të vështira

Gazeta10
24 November 2022 - 8:33

Kosova e Serbia po paralajmërohen për disa vendime të vështira. Kështu të paktën ka bërë të ditur senatori amerikan Chris Murphy në një postim në Twitter, raporton Gazeta10.

Derisa ka rreaguar për arritjen së marrëveshjes Kosovë-Serbi lidhur me çështjen e targave ilegale, Chris Murphy shkruan se liderët e Kosovës dhe të Serbisë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë për njohje reciproke.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje për targat e makinave – por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë. Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, shkruan Murphy./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.