
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Falënderimeve, ka takuar ushtarët amerikan, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se populli i Kosovës do të jetë falënderues për shërbimin fisnik të tyre.
Po ashtu ajo e ka vlerësuar si mbështetje të jashtëzakonshme ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka thënë se miqësia Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot, krahas ushtarëve amerikanë dhe miqve të shumtë të Kosovës, bashkë me Prindonin ishim të ftuar të festojmë Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit.
Miqësia jonë është më e fortë se kurrë! ”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10