Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmtimi i urës në Rogovë të Hasit bllokon banorët

Gazeta10
25 November 2022 - 8:33

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” është raportuar se banorëve të Rogovës së Hasit ju është pamundësuar qarkullimi pas dëmtimit të urës së fshatit, raporton Gazeta10.

Nga viti 2013 kjo urë rrezikon të shembet pas dëmtimeve të vazhdueshme si pasojë e reshjeve të shiut.

Edhe vërshimet e ditëve të fundit e kanë dëmtuar më shumë këtë urë, që ka bërë të ndërpritet qarkullimi në të.

Qytetarët thonë se ju është vështirësuar jeta pas ndalimit të kësaj ure pasiqë nuk ka rrugë tjetëe alternative.

Dëmtimi i urës së Rogovës është diskutuar edhe në Kuvendin komunal në Gjakovë.

Drejtori i shërbimeve publike në Gjakovë, Shkumbin Kastrati ka thënë se po shikohen mundësitë e ndërtimit të një ure të re metalike deri në një zgjidhje të re.

Banorët e Rogovës së Hasit kanë thënë se tash e disa vite janë ankuar për gjendjen e urës por që kërkesat e tyre nuk janë marrë asnjëherë parasysh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.