Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çifti jetonte vetëm dhe në harmoni, fqinjët të befasuar si erdhi tek tragjedia

Gazeta10
25 November 2022 - 11:11

Gazetarja e Kanal10, Viola Korça ka treguar detaje nga vrasja e 63 vjeçarës në Prishtinë e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar.

Korça e cila po qëndron në vendin e ngjarjes, ka thënë se gjatë bisedave që ka pasur me fqinjtë e çiftit, ata kanë treguar se asnjëherë nuk kanë pasur konflikte mes tyre.

Sipas fqinjëve, çifti kanë jetuar bashkë dhe kanë dy fëmijë, njëri prej tyre jeton në Kosovë, ndërsa tjetri jashtë vendit.

Fqinjët po ashtu kanë mohuar se i dyshuari 70 vjeçar ka pasur probleme mendore, raporton Gazeta10.

“70 vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, është vetëdorëzuar në polici pasi ka kryer krimin. Fqinjët janë shprehur të tronditur me rastin pasi asnjëherë nuk kanë dëgjuar që kanë pasur konflikte çifti. Ata na kanë treguar se çifti kanë jetuar bashkë dhe se kanë dy fëmijë. Njëri prej tyre jeton në Kosovë ndërsa tjetri jashtë vendit”, tha gazetarja e Kanal10, Viola Korça./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.