Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Doda në mbledhje të Kuvendeve: Po mungojnë Thaçi, Veseli, Krasniqi e të tjerë

Gazeta10
27 November 2022 - 11:15

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, ka thënë në mbledhjen e kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, se në sallë mungojnë ish-komandantët e UÇK-së, raporton Gazeta10.

“Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë. Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte “, tha Doda.

“Ne sot bashkërisht mbrojmë luftën dhe heronjtë tanë nga çdo sulm. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam në luftë. Kosova dhe beteja e saj janë fitore të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri”, shtoi ajo.

“A është gabim të ëndërrosh bashkimi kombëtar? Në fakt është gabim të ëndërrosh dhe të mos punosh për të”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.