
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve shqiptare, tha se “njohja përfundimtare” e Kosovës “do të vijë”, raporton Gazeta10.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, kryeministri shqiptar tha se Kosova nuk do të presë gjatë.
“Unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të presë kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht, ndërkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të gjithë organizimit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama./Gazeta10.