
Një ditë para koncertit të madh në Tiranë për 28 Nëntorin, Dua Lipa ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.
Dekreti i është dorëzuar asaj nga president ii Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën! Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment” ka shkruar presidenti.
“Një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip. Ajo është simbol i talentit, punës së përkushtuar dhe shkëlqimit artistik plotësisht të merituar” ka shkruar Begaj.
Ajo ishte e shoqëruar nga familja e saj. /Gazeta10