Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbyllet pjesa e parë mes Belgjikës dhe Marokut, ky është rezultati

Gazeta10
27 November 2022 - 15:18

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Marokut, sfidë e cila po zhvillohet në “Al Thumama Stadium” dhe e cila është e vlefshme për grupin F të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Përkundër dominimit të dukshëm të Belgjikës në 45 minutat e para, asnjë gol nuk është realizuar dhe skuadra kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0.

68 me 32 ishte përqindja e posedimit të topit në të mirë të Belgjikës, por faza defanzive e Marokut ishte në nivel për të mos lejuar të rrezikohet porta e tyre.

Madje, marokenët shënuan në minutat e fundit të pjesës së parë përmes Hakim Ziyech, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.