Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjithçka gati për spektaklin mes Spanjës dhe Gjermanisë, formacionet zyrtare

Gazeta10
27 November 2022 - 19:00

Humbja nga Japonia në ndeshjen e parë e detyron Gjermaninë që të kërkojë vetëm fitore ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë të grupit E për të mbajtur të hapur mundësinë e kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Gjermania pësoi disfatë me rezultat 2-1 nga Japonia, ndërsa rivali i sotëm i tyre, Spanja tregoi forcën duke e shkatërruar Kosta Rikën me rezultat të thellë 7-0.

Grupi E kryesohet nga Spanja, Kostarika dhe Japonia që kanë nga tre pikë kurse Gjermania është ende pa pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Al Bayt” me fillim nha ora 20:00, ndërsa këto janë formacionet zyrtare:

Spanja: Simon, Alba, Laporte, Rodrigo, Carvajal, Busquets, Pedri, Gavi, Asensio, Ferran, Olmo.

Gjermania: Neuer, Rudiger, Raum, Kehrer, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Muller, Musiala, Sule, Gundogan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.