
Ish-ushtarja e UÇK-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka treguar në “Prime Time” se si vendosi që të kthehet nga diaspora dhe të bëhet ushtare e UÇK-së, raporton Gazeta10.
Ajo thotë se për këtë nuk ka pasur nevojë ta bind babanë e saj.
“Unë s’kam pasur nevojë ta bind babin fare, sepse unë jam rrit me atë idenë që Kosova duhet me u çliru, kombi është mbi të gjitha ne jemi shqiptarë dhe një ditë do të kthehemi në Kosovë. Ne kemi pritur që do të ketë një organizim sepse përpjekjet janë bërë me vite të tëra. Ashtu neve babi na ka përgatitë komplet familjen që një ditë do të kthehemi në Kosovë dhe kur të kthehemi ju duhet të jeni të përgatitur për cfarë do ndihmë që i duhet vendit tonë. Na ka dërguar në sporte luftarake që të jemi më të fortë, e mbaj mend që na thojke mësoni kompjuterin, gjuhën angleze, ndihmën e parë. Këto ishin të nevojshme edhe për luftën, I bëmë si përgatitje për kurdo që të kthehemi në Kosovë.”, ka thënë Selimi.
Tutje ajo ka treguar që fillimisht ka ardhur babai i saj me grupin e parë të ushtarëve pas sulmit në Prekaz dhe pastaj në maj erdhi vet ajo në Lekoc.
Njëkohësisht, Shqipe Selimi është edhe gruaja e Rexhep Selimit i cili tani e dy vite po mbahet në burg në Hagë./Gazeta10