Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Debati rreth Udhëzimit Administrativ për shaminë, Selmanaj i LDK-së thotë se Kosova është shtet laik

Gazeta10
12 August 2022 - 11:56

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, në kuadër të debatit për shaminë ka thënë se Kosova është shtet laik, raporton Gazeta10.

Në reagimin e tij ai e ka vendosur nenin e 8 të Kushtetutës së Kosovës.

Selmanaj ka thënë se kushdo që me injorancë apo qëllime të tjera e cënon këtë normë atëherë ai ka cënuar themelet e Kushtetutës së vendit.

Këtu keni statusin e plotë:

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës:

Neni 8 [Shteti Laik]

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tone”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook.

Përndyshe, së fundmi në Kosovë ka filluar një debat i madh lidhur me një Udhëzim Administrativ rreth shamisë në shkolla. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.