Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SKANDALOZE: Berisha kërcënon Live Matoshin: Aq shqiptarë sa vrau Enveri, unë për 24 orë aq do t’i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës

Gazeta10
29 November 2022 - 22:10

Fehmi Berisha, aktivist i çështjeve kombëtare ka dhënë një deklaratë të fort, teksa ka bërë një krahasim me shqiptarët e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës.

Berisha ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se 5680 shqiptarë janë vrarë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, dhe se aq do t’i persekutonte në sheshet e Prishtinës, shkruan Gazeta10.

‘Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti më i madh në historinë e Shqipërisë. Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kasha vjerrë në sheshin e Prishtinës. Dhunën sot e kin ë Kosovë, degradimin. Sa vrasje janë bërë në Shqëipëri e Kosovës, prej se ka vdekë Enver Hoxha. Për çdo ditë kemi vrasje monstruoze në Shqipëri”, deklaroi Berisha në Politiko.

Pas thirrjes për vrasje, Fehmi Berishës iu ndërpre transmetimi Live në Politiko ku ishin duke diskutuar për regjimin e Enver Hoxhës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.