Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti gjerman Steinmeier nesër viziton Shqipërinë

Gazeta10
30 November 2022 - 12:05

Presidenti i Republikës Federale Gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nesër do ta vizitojë Shqipërinë, raporton Gazeta10.

Ambasada gjermane përmes një njoftimi ka thënë se kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Shqipërinë.

Më tej, thuhet se presidenti gjerman është i lumtur për këtë vizitë në Shqipëri.

Po ashtu është bërë publike edhe axhenda e tij gjatë vizitës në Shqipëri.

 “Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Federal Steinmeier ka pasur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si ministër i Jashtëm. Programi i udhëtimit përfshin bisedime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një fjalë në Kuvend. Gjithashtu, është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri.

Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi bashkëpunimin gjermano-shqiptar për zhvillim”, thuhet në deklaratë. 

Agjenda:  10:00 –  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës. 10:55 – 11:25 – Dalje për media e të dy Presidentëve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.