Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ShSKUK reagon pas vrasjes së gruas në oborrin e QKUK-së

Gazeta10
30 November 2022 - 19:19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas lajmit për vrasjen e gruas 35 vjeçe para oborrit të QKUK-së.

Edhe ShSKUK ka deklaruar se krimi në oborrin e QKUK-së ka ndodhur sot rreth 18:00.

Sipas këtij institucioni, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, shkruan Gazeta10

Postimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.

Policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.

Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.