Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: E papranueshme dhe e padurueshme, vrasës mizor – edhe një burrë që vret gruan

Gazeta10
30 November 2022 - 20:14

Për vrasjen makabre të gruas shtatëzënë në oborrin e QKUK-së, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti përmes një statusi në Facebook, krimin e sotëm e ka quajtur vrasje mizore.

Postimi i plotë:

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor.  Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.