Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Von Cramon: Qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave prej kohësh

Gazeta10
01 December 2022 - 16:49

Euro-deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter tha se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave që një kohe të gjatë.

Cramon ka thënë se ata janë të bindur që ky liberalizim të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave që një kohë të gjatë. Ne jemi të bindur se negociatat ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian si bashkë-ligjvënës do të jenë të shpejta dhe do të çojnë në miratim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar Viola von Cramon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.