
Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Balaj në “Prime Time” ka komentuar situatën e fundit së krijuari në vend si shkak i vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish-bashkëshorti në oborrin e QKUK-së gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta10.
Sipas Balajt, kritikat për ministrin e Drejtësisë në këtë aspekt nuk janë tërësisht me vend sepse ministria në këtë drejtim ka si punë vetëm monitorimin e strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje.
Balaj ka thënë madje se po keqinterpretohet fushëveprimi i tyre sepse ata nuk janë as gjyqtarë, prokuror e as zyre për mbrojtjen e viktimave
“Dje edhe sot po dëgjoj kritika që adresohen tek Ministria e Drejtësisë dhe kinse ministria është përgjegjëse. Ministria e Drejtësisë nuk është Këshilli Prokurorial, nuk është Këshilli Gjyqësor, nuk është Zyra e Mbrojtjes së Viktimave, nuk është Qendër për Punë Sociale, nuk është stacion i policisë. Fushëveprimi i saj është monitorimi dhe zbatimi i strategjisë për mbrojtje nga dhuna në familje.”, ka deklaruar Balaj në “Prime Time”./Gazeta10