
Prokuroria Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni “Brezovica”, raporton Gazeta10.
Aksioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara është duke u vazhduar në zonën e III-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, raporton Gazeta10.
“Ferizaj, 2 Dhjetor 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”. Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.”/Gazeta10.