Teksa ka komentuar intervistën e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka vlerësuar se pas 11 viteve nga ky proces, tanimë është e rëndësishme që kemi një afat kohor për marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për normalizim të raporteve.
Kryeziu në Politiko tha se pranvera e ardhshme për një marrëveshje të mundshme, është afati kohor i vetëm që BE-ja ka dhënë deri më tani për arritjen e një marrëvshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve, shkruan Gazeta10.
“Nga ajo çfarë kemi parë, ne shumë pak mund të kemi vlerësime ose pritje, pasi Qeveria e Kosovës ëshhtë mjaftë e mbyllur për publikun. Ne nuk e dimë as për komentet që i ka dërguar në BE rreth planit franko-gjerman. Nga deklartat e kryeministrtit presim që të kemi marrëveshje. Kosova e Serbia pas 11 viteve dialog, tani e kanë afatin kohor për mbylljen e një marrëveshje finale”, tha Kryeziu në Politiko duke shtuar se një marrëvshje finale do t’ia mundësojnë Serbisë edhe anëtarësimin në BE. /Gazeta10