Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet në veri, KQZ njofton se është mbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike

Gazeta10
02 December 2022 - 17:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është mbyllur afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të cilat do të mbahen më 25 dhjetor të këtij viti, raporton Gazeta10.

Nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor KQZ ka pranuar dy aplikime për të marrë pjesë në zgjedhjet komunave në Komunën e Zveçanit dhe tri për Komunën e Leposaviqit

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës ka 16 kandidatë në Zveçan dhe katër kandidatë në Leposaviq, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidtatë në Zveçan dhe dy kandidatë në Leposaviq si dhe partia “Kosovskih Srba” ka 20 kandidatë në Leposaviq.

“Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.