
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka publikuar fotografi nga festa gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, raporton Gazeta10.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 3-2 për Zvicrën ku gol ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri.
Këto foto Rama i ka publikuar nga “Tullëtorja”, që para pak ditësh e ka promovuar si një hapësirë të re publike për kryeqytetin.
Këtu keni postimin e plotë:
“Supeeeer atmosferë tek Tullëtorja
@prishtina.fanclub”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10




