Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj: “Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës, fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim

Gazeta10
02 December 2022 - 23:33

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se “ushtarët” tanë kanë qenë në formacionin e Zvicrës duke iu referuar kështu Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, dy shqiptarët që luajtën sot në këtë ndeshje ku Zvicra fitoi 3:2.

Ai ka thënë se fitoret ndaj Serbisë nuk do të ndalen.

Më tej, Mehaj ka thënë se i gjithë kombi është krenar me karakteri e tyre.

Në këtë ndeshje gol ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri.

Këtu keni postimin e plotë:

“”Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës!

Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë së bashku.

Sonte punën e kryen “ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak.

Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.