Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria vazhdon takimet për buxhetin, nesër në Gjakovë

Gazeta10
03 December 2022 - 16:07

Qeveria e Kosovës po vazhdon me takimet për buxhetin, ku nesër do të jetë në Gjakovë, raporton Gazeta10.

Kështu, takimi do të mbahet në orën 15:00 në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”.

Në njoftim, bëhet ftesë për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve.

Në këtë takim do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“TAKIM ME QYTETARË – GJAKOVË

Nesër, në Gjakovë, do të prezantohet buxheti për vitin 2023, në orën 15:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Gjakovës të marrin pjesë.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.