Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria ka prezantuar buxhetin e shtetit në komunën e Pejës

Gazeta10
03 December 2022 - 18:57

Qeveria e Kosovës ka prezantuar buxhetin e shtetit në komunën e Pejës, raporton Gazeta10.

Kështu, në një bashkëbisedim me qytetarët i pranishëm ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kurti ka thënë se buxheti i vitit 2023 është në përputhje me programin e Qeverisë 2021-2025.

Më tej, ai ka treguar specifikisht edhe për ndarjen e buxhetit në dikastere të ndryshme.

Më tej, tubimi ka vazhduar me pyetje dhe përgjigje.

Këtu keni postimin e plotë:

“Komuna e Pejës ishte qendra e radhës në të cilën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantuan para qytetarëve buxhetin për vitin e ardhshëm.

Para qytetarëve të pranishëm, kryeministri Kurti u shpreh se me buxhetin e vitit 2023, dhe në përputhje me Programin Qeverisës 2021-2025, do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë. Ai tha se në kuadër të tij parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro dhe se kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.

Buxheti që u dedikohet komunave për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 100 milionë euro më shumë se sa sivjet, ndërkaq buxheti për Komunën e Pejës mbi 33 milionë euro.

Përveç 6.6 milionë eurove që janë planifikuar për projekte infrastrukturore në komunën e Pejës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar 1.55 milion euro për projekte në këtë komunë, që do t’i shërbejnë sportit dhe rinisë. Gjithashtu janë planifikuar edhe mjetet për finalizimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, sport ky që ka qenë kryefjala e sportit vendor tash e 15 vjet dhe në të cilin janë shënuar suksese historike.

Pas fjalës së prezantimit fillestar, kryeministri Kurti së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi bashkëbiseduan me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke dhënë detaje shtesë mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.