
Boksieri i njohur Robin Kransiqi, në emisionin “Pasdite me Lezet” në Kanal10, ka komentuar zhvillimet e djeshme sportive, raporton Gazeta10.
Kështu, Krasniqi ka thëne se gjithçka në jetë kisha dhanë vetëm me qenë në “tubën” e serbëve.
Ai ka thënë se e ka parë lojën me shumë emocione.
“I kam pa edhe i kam pa me shumë emocione”, ka thënë ai ndër të tjera.
Më tej ai ka folur shkurt edhe për jetën e tij sportive, dhe ku ka premtuar shumë emocione.
“Jeta në ring është dicka që më takon, kam lind për atë vend dhe besoj që do t’i jepi edhe do emocione shumë të mëdhaja”, ka thënë ai.
Mbrëmë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë, e cila përfundojë 3:2 për Zvicrën, ka pasur shumë tensione.
Dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë luajtur për ekipin e Zvicrës, madje Shaqiri ka shënuar edhe gol. / Gazeta10