
Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur me ardhjen e Presidentit Vuçiq në Tiranë, në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Me gjithë hidhërimet e mundshme të Vuçiq, Rama ka shprehur bindjen se ai do të jetë në Tiranë, në të kundërtën do të ishte katastrofë.
“Unë nuk emocionohem nga anjë lloj deklarate që bëjnë politikanët për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. Ua them këtë me bindje. Sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë natyrisht”, ka thënë Rama./Gazeta10