Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zyrtarja e Lartë e USAID’it  nesër viziton Kosovën, pritet nga Osmani

Gazeta10
04 December 2022 - 21:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënë do ta pres në një takim administratoren e USAID’it, Erin E. McKee, raporton Gazeta10.

Këtë e ka konfirmuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.

 “Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë përmes mbështetjes së tij për shoqërinë civile por edhe afarizmat.

Misioni kryesor i kësaj organizate është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.