
Veprimi i Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë drejtuar këtyre të fundit ka bërë bujë të madhe mediatike sidomos në dy ditët e fundit në Kosovë.
Është publicistja Zana Avdiu ajo e cila e ka cilësuar veprimin si një “akt rrugaç”, duke ngjallur kështu reagime të shumta në oponinioni futbolldashës.
Të njëjtën veprim ndaj serbëve raportohet ta ketë bërë edhe Debatik Curri, në ndeshjen e tensionuar në Beograd.
Curri asokohe ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë dhe këtë veprim deklaroi se e ka bërë para fillimit të ndeshjes.
“Të njëjtin veprim, vetëm jo në ndeshje. Kur kemi mbërritur në stadium të Partizanit në Beograd, ka qenë me shikues plotë dhe kemi dalë me pa fushën, një orë e gjysë para ndeshjes. Të njëjtin veprim e kam bërë edhe unë drejtuar disave aty që na shajshin në kor. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armando Duka afër meje dhe më tha mos bir në provokime, këto ishin fjalët e tij. Është reagim që e bën pas ndikimit të lojës dhe emocioneve”, deklaroi Curri në emisionit Kampionët Botërorë.