
Zvicra do të përballet me Portugalinë në rrethin e 16 më të mirëve në Kupën e Botës 2022 të martën dhe Shaqiri është i vetëdijshëm për rrezikun që Ronaldo përbën për ekipin e tij kombëtar.
Shaqiri, i cili shënoi përsëri kundër Serbisë për t’i ndihmuar Zvicrës për fitoi 3:2 në ndeshjen vendimtare të grupit tha: “Nuk mund ta zhvlerësosh Cristianon, ai është ndër lojtarët më të mirë në botë bashkë me Messin”.
“Ai mund të shënojë në çdo sekondë, apo minutë, ai ka përvojë dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është ai për Portugalinë dhe për ekipin e vet.”
Derisa vëmendja e madhe do të jetë mbi Ronaldon kur Zvicra të përballet me të në duelin e 1/8 së finales të martën, zviceranët janë të vetëdijshëm se Portugalia ka në skuadër edhe shumë lojtarë të tjerë që mund ta kryejnë lojën vetë.
Shaqiri, i cili tani luan në MLS për Chicago Fire, shtoi: “Ne duhet të jemi të vëmendshëm edhe për lojtarët e tjerë, sepse jo vetëm Ronaldon, ata kanë edhe lojtarë të tjerë të mirë, lojtarë të rinj të cilët mund ta bëjnë dallimin dhe ne duhet të luajmë shumë mirë sepse është një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë brenda 95-100 minutave”.
Zvicra dhe Portugalia luajnë të marten me fillim nga ora 20:00 në Lusail Stadium”.