Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria Kurti ndan vetëm 3% investime për dy komunat e mëdha, Prizrenin e Ferizajin

Gazeta10
05 December 2022 - 14:10

Instituti GAP ka publikuar një raport lidhur me ndarjet buxhetore nëpër komuna për vitin 2023 nga Qeveria Kurti.

Sipas këtij raporti, ekzekutivi ka favorizuar shumë tre komunat të cilat udhëhiqen nga VV-ja ndërkohë që ka “shkelur” komunat e tjera të partive opozitare pavarësisht se kanë numër të popullsisë më të lartë, raporton Gazeta10.

Qeveria Kurti, për kryeqytetin e Prishtinës që udhëhiqet nga LDK-ja ka ndarë vetëm 885 mijë (3,9%) buxhet për investime të reja, ndërkohë që  popullsia e tij është 11,8%.

Nëse e krahasojmë këtë ndarje me atë që ekzekutivi e ka ndarë për komunën e Shtimes që udhëhiqet nga VV-ja del të jetë e paradoksale. Shtimes me një popullsi prej 1,5% (gati 10 herë më të vogël se Prishtina), Kurti i ka ndarë buxhet prej 3,920,000 (17,1%).

Një krahasim tjetër mund të bëhet edhe me një komunë tjetër që udhëhiqet nga PDK-ja, Prizrenin dhe atë që udhëhiqet nga LVV, Gjilani.

Një qyteti si Prizreni me popullsi 10,7%, Kurti i ndau vetëm 457,500 (2,0%) të buxhetit. Ndërkaq Gjilanit të udhëhequr nga VV-ja, pavarësisht se ka dyfish popullsinë më të vogël, Kurti i ndau 7,042,500 (30.7%) të buxhetit.

E më shumë se Gjakovës që udhëhiqet nga AAK-ja dhe Kaçanikut që udhëhiqet nga PDK-ja, ekzekutivi i ndau komunës së Shtërpcës që drejtohet nga Lista Serbe.

Kjo pasi që 0.1% e buxhetit është planifikuar të ndahet për Gjakovën e cila ka popullsinë dhjetë herë më të madhe se Shtërpca dhe vetëm 0.3% buxhet për Kaçanikun që ka popullsinë katër herë më të madhe se Shtërpca.

Pavarësisht se me sipërfaqe mund të jenë përafërsisht njësoj, Ferizaji (PDK) dhe Kamenica(VV) për nga popullsia dhe ndarjet buxhetore dallojnë.

Kamenicës Kurti i ndau 850 mijë euro për investime ndërkohë që popullsia e saj është vetëm 1,7%. Ndërkaq Ferizajt të PDK-së, i ndau 200 mijë euro për investime edhe pse popullsia e tij është gati tre herë më e madhe se ajo e Kamenicës.

Dallime të tilla shihen edhe tek ndarjet e investimeve për komunat e tjera që drejtohen nga PDK, LDK, AAK e NISMA.

Në bazë të raportit i bie që 52% të buxhetit Qeveria e qoi në tri komunat që i udhëheq vet dhe më pak se 50% e saj mbeti për 17 komunat e tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.