Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bie suksesi i këngës së Krishtlindjeve të Mariah Carey

Gazeta10
05 December 2022 - 18:54

Prej disa vitesh e deri më sot, kur vijnë festat një këngë e Krishtlindjeve ka qenë ajo që ka dominuar listat: “All I Want for Chritsmas Is You” e Mariah Carey.

Kënga u publikua në 1994 dhe është kënga sezonale më e luajtur në vitet e fundit, më shumë se klasikët si White Christmas apo edhe Jingle Bells.

Mariah me këtë sukses është shpallur mbretëresha e Krishtlindjeve dhe ka marrë edhe miliona dollarë falë kësaj kënge. Por këtë vit duket se suksesi i këngës ka rënë dhe njerëzit po preferojnë të dëgjojnë melodi të tjera të Krishtlindjeve.

Kënga e Carey nuk po ka ndikimin që kishte në të kaluarën e Krishtlindjeve. Dhe numrat e vërtetojnë këtë.

Në vitet e mëparshme, në këtë pikë kënga lëvizte rreth Top 5-ës dhe madje arriti në numrin 1, por sipas Spotify dhe iTunes, “All I Want For Christmas Is You” qëndron në numrin 10 ose më poshtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.