Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hetohet vdekja e burrit i cili vdiq pasi u rrëzua aksidentalisht në Deçan

Gazeta10
06 Dhjetor 2022 - 10:28

Një burrë nga fshati Carrabreg i Deçani ka vdekur gjatë ditë së djeshme, raporton Gazeta10.

Sipas familjarëve i ndjeri ishte rrëzuar aksidentalisht dhe nuk u ka shpëtuar plagëve të marra.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka nisur hetimin e vdekjes dhe se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Fsh Carrabreg, Deçan 05.12.2022-16:30 Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.