Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha pas goditjes me grusht: Poshtë Rama, rroftë opozita

Gazeta10
06 December 2022 - 13:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën teksa u ngjit në podiumin para protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha reagoi me ashpërsi pasi u godit nga një qytetar teksa marshonte drejt bulevardit, duke thënë “Poshtë Edi Rama”.

“Populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët, ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare, veri-jug që jeni së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popull protestues”, u shpreh Berisha.

Një qytetar ka sulmuar Berishën mesditën e sotme, teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Mësohet se qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë dhe kryedemokrati është gjakosur.

Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin. /Euronews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.