
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri, raporton Gazeta10.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit të ZKM-së, tema e këtij samiti do të jetë: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor tani.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë. Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore””, thuhet në njoftim. / Gazeta10