Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi favorit për të nënshkruar me senzacionin brazilian Endrick

Gazeta10
07 December 2022 - 16:50

Real Madridi është duke planifikuar të përforcjë fazën ofanzive për të ardhmen.

‘Los Blancos’ raportohet se janë shumë afër transferimit të senzacionit Brazilian, Endrick.

Endrick i cili është vetëm 16-vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tij deri më tani me skaudrën braziliane Palmeiras dhe ka zgjuar interesimin e gjigantëve europianë për tranferimin e tij.

Por sipas raportimeve të fundit, Real Madridi është në bisedime të avancuara me agjentët e futbollistit dhe marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.

Për shërbimet e talentit Brazilian, Reali do të paguajë rreth 60 milionë euro plus bonuset.

Endrick pritet të bashkohet me kampionin në fuqi të Europës në verën e vitit 2024, atëherë kur i mbush 18 vjeç.

Këtë sezon në elitën e futbollit Brazilian, Endrick ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim në shtatë ndeshje të luajtura.

Endrick po ashtu paraqitet edhe me grupmoshat U17 të Brazilit, ku deri më tani ka zhvilluar katër ndeshje prej të cilave ka shënuar pesë gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.