Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pret në takim Hovenierin: Garantimi i sigurisë për zgjedhjet, prioriteti kryesor

Gazeta10
08 December 2022 - 17:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ku ndër të tjera ka thënë se garantimi i sigurisë duhet të jetë prioriteti kryesor, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se ambasadorin Hovenier e ka informuar për qëndrimin e PDK-së lidhur me procesin zgjedhor që pritet të mbahet në komunat veriore.

Më tej, Krasniqi ka thënë se PDK ka respektuar afatet dhe thirrjet e presidentes lidhur me këtë proces.

Më tej ai ka thënë se pret nga institucionet që të krijojnë kushtet e favorshme dhe se garantimi i sigurisë duhet të jetë prioriteti kryesor.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sot, prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, më theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të vendit dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje.

Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri.

Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

Kujtojmë se së fundmi dy komunat në veriun e Kosovës, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut, janë përballur me sulme sistematike me bomba.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po pregatitet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore pasi kryetarët e komunave atje janë tërhequr nga institucionet e Kosovës.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve teksa presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani ka thënë se për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve do të vendoset në dy-tri ditë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.