
Serbia ka marrë edhe një goditje të radhës, këtë herë në raport me Kosovën. Bëhet fjalë për futjen në listën e zezë të Britanisë së Madhe të dy serbëve mjaft të fuqishëm në Kosovë e Serbi, që njihen për lidhjet e tyre të fuqishme me shtetin serb dhe presidentin Vuçiq.
Ata përshkruhen për aktivitetin e tyre kriminal, dhe detyrat politike që kanë në Listën serbe në Kosovë.
Milan Radojçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.
Ky i fundit jo rrallë herë kishte kërcënuar autoritetet në Kosovë. Në herën e fundit, kishte nxjerrë një video nga veriu i Kosovës ku thoshte se “është këtu dhe nuk do të zbrampset”.
“Zvonko Veselinoviq, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në vendim.
“Slobodan Teshiq, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet aty.
Më 9 dhjetor, ministri i Jashtëm, James Cleverly, njoftoi për masat e ndërmarra si pjesë e një vale të re sanksionesh që synojnë individët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë me të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikte./Gazeta10