Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

DOKUMENT | Qeveria e Kosovës mbështetë financiarisht Institutin e Sadri Ramabajës, ky i fundit thotë nuk është informuar

Gazeta10
12 December 2022 - 15:38

Qeveria e Kosovs, përkatësisht Zyra e Kryeministrit ka shpërblyer financiarisht disa OJQ në thirrjen e saj për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat gjuhësore në Kosovë.

Në rezultatet paraprake të publikuara me 22.11.2022 nga komisioni vlerësues në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, është shpallur edhe lista e OJQ-ve përfituese, prej të cilave figurojnë shtatë sosh.

Në dokumentet që ka siguruar Gazeta 10, figuron se në mesin e shtatë OJQ-ve që janë shpërblyer me mbështetje financiare sipas listës preliminare të publikuar nga vetë Qeveria e Kosovës –  është edhe organizata e Sadri Ramabajës, një mbështetës publik i politikave të qeverisë dhe kryeministrit kurti.

Lista preliminare e publikuar nga Zyra e Kryeministrit / Qeveria e Kosoves

Ramabaja për një mandat kishte shërber edhe si asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Organizata përfituese sipas listës preliminare Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë rezulton të jetë e Sadri Ramabajës. Gazeta 10 ka verifikuar nga Ministria e Administratës Publike, në listën e regjistrimit të OJQ-ve ku thuhet se  “kjo organizatë është regjistruar me 10 qershor 2021, në Prishtinë dhe person i autorizuar/Kryetar është Sadri Ramabaja”.

Lista zyrtare e regjistrimit të OJQ-ve në Ministri

Sipas komisionit vlerësues, Instituti i Ramabajës rezulton se ka fituar 59.2 pikë dhe është renditur i treti nga shtatë gjithësejt. Në këtë dokument zyrtar nuk bëhet e ditur shuma financiare e mbështetjes që kanë përfituar këto organizata jo qeveritare.

Gazeta 10 ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës. Në pyetjet dërguar zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës për ta komentuar vendimin, i njëjti nuk është përgjigjur duke injoruar pyetjet.

Sadri Ramabaja, kryetari legjitim i Institutit Shqiptar për Gjepolitikë i ka thënë Gazetës 10 përmes telefonit se nuk është informuar ende. ““Unë nuk jam i informuar për këtë rast ende nuk kam marrë të dhëna konkrete… thirrne Agim Krasniqin. Hajt tung” e ka mbyllur ai telefonin me nervozizëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.