
Klubi i basketbollit Trepça përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar unitet në mes tifozëve të saj dhe plisave, kjo si shkak i situatës aktuale së krijuar në vend pa sulmeve të vazhdueshme në veri të vendit, raporton Gazeta10.
Klubi Trepça ka thënë se të dy ekipet duhet të mos shkaktojnë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret.
“Vendi ynë asnjëherë s’ka pas nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozëritë e të dy ekipeve që të na bashkëngjiten në këtë thirrje. E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës. Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret.”, thuhet në statusin e Trepçës.
Në fund të postimin ata kanë shkruar se do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova./Gazeta10