
Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit maroken, Azzedine Ounahi.
Ounahi ka imresionuar me paraqitjet e tij në këtë Botëror dhe është njëri nga futbollistët më meritorë që kombëtarja e Marokut ka arritur deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Situatën e Ounahit janë duke e monitoruar disa skuadra të mëdha evropiane dhe në mesin e tyre është edhe gjiganti katalan.
Barcelona janë ende me problem financiare dhe po kërkojnë që në janar të transferojnë me mesfushor me kosto të ulët.
Ounahi është pjesë e ekipit francez Angers dhe deri më tani ka zhvilluar 14 ndeshje këtë edicionin në kampionatin francez.
22-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 3,5 milionë euro.
Ndeshjen e ardhshme, Ounahi e luan kundër Francës në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror, ku kombëtarja e tij do të mundohet të kalojë në finalen e ngjarjes më të madhe sportive në Botë.