
Liverpooli është shumë afër transferimit të mesfushorit të kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez.
Sipas raportimeve të fundit, ‘The Reds’ kanë arritur një marrëveshje para-kontraktuale me Enzon dhe ai në verën e ardhshme pritet të zbarkojë në ‘Anfield’.
Liverpooli po ka probleme të shumta në repartin e mesfushës dhe ata kërkojnë me patjetër përforcime në këtë repart.
Enzo Fernandez po shkëlqen në këtë Kampionat Botëror me kombëtaren e Argjentinës dhe është shndërruar në njërin nga mesfushorët kyç të kombëtares latino-amerikane.
21-vjeçari ka kontratë me Benfikën deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.
Ai erdhi te Benfika gjatë verës së kaluar nga skuadra argjentinase River Plate, për shumën e 12 milionë eurove.
Në pesë ndeshje të luajtura në Katar deri më tani, Enzo ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.
Ndeshjen e ardhshme, Enzo e luan të martën ku kombëtarja e tij luan ndaj Kroacisë, në gjysmëfinale të Botërorit.