
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për të arriturat në shëndetësi, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se që nga janari i këtij viti ekipeve mjekësore i janë shtuar mbi 140 mjekë specialist.
Më tej, Rama ka thënë se një pjesë e tyre kanë qenë studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjeksisë.
Këtu keni statusin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10