Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në orën 17:30 Kurti pret në takim Escobar dhe Lajçak

Gazeta10
13 December 2022 - 14:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pres në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.

Në bazë të njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ky takim do të zhvillohet sot në orën 17:30.

Përfaqësuesi i SHBA-së, Escobar, edhe dje ka qenë në një takim me kryeministrit Kurti, ndërsa sot ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet specifikisht tema e këtij takimi, megjithatë kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.