
Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia synon ndarjen e Kosovës për shkak të Trepçës, dhe se Kosova duhet ta mbrojë së bashku me amerikanët, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se veriu është fuqi gjeopolitike e Kosovës.
Këtu keni statusin e plotë:
“Veriu është fuqia gjeopolitike e Kosovës sepse ka minierën e Trepçës, ma e pasura në Evropë, prandaj Serbia synon ndarjen e veriut! Qeveria e Kosovës të bëjë çmos ta mbrojë veriun në koordinim me amerikanët”, ka thënë Tahiri në një postim në Facebook, duke shpërndarë intervistën e saj për A2 CNN.
Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.