Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një i burgosur gjendet pa shenja jete në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Gazeta10
13 December 2022 - 16:21

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.