Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pezullohen nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe tre zyrtarë të tjerë

Gazeta10
13 December 2022 - 18:06

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S, zëvendësdrejtorin e kësaj qendre F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H.

Lajmin e ka dhënë vetë SHKK përmes një komunikate për media, raporton Gazeta10.

“Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendos pezullimin e nëpunësve civilë për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre”.

Më parë Gazeta 10 raportoi se një i burgosur është gjetur pa shenja jete në këtë burg./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.