Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nurellari i PDK-së: Kurti, kryeministri më i paaftë që mëson vetëm pasi e pëson

Gazeta10
13 December 2022 - 18:49

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari ka kritikuar kryeministrin Kurti, veçmas pas deklaratave të emisarit amerikan, Escobar.

Ai ka thënë se reagimet e partnerëve e miqve amerikan erdhën pas pamaturisë së Kurtit.

“Kjo deklaratë vlen si një leksion për kryeministrin më të paaftē e të papërgjegjshëm tē Kosovës që tallej me aleatin kryesor “Amelika Amelika, që trajtonte si armiq partnerët strategjik duke thënë se “Në ‘Shtëpinë e Bardhë’ do të nguleshin thikat mbi harta” dhe parapëlqente lidhjen me Brukselin e jo me Uashingtonin sepse sipas tij “Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë”, ka shkruar ai.

Ai më thej ka shtuar se “Mjerë Kosova çfarë e ka gjetur me këtë kryeministër që i duhen dy dekada për të kuptuar e pranuar rëndësinë që ka për mbijetesën tonë aleanca me Amerikën sepse ka zgjedhur të nxëjë politikë ngadalë “duke parë duke bërë” apo “duke mësuar pasi e ka pësuar”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.